
Reperi Fedez është vënë nën hetim për sulmin e muajit të kaluar ndaj një trajneri personal në Milano. Ndaj Fedez është regjistruar në regjistrin e të dyshuarve nga Prokuroria Publike e Milanos për akuzat e konfliktit, plagosjes dhe sulmit në komplot në çështjen që përfshin trajnerin personal Cristiano Iovino, i cili u rrah natën e 21-22 prillit përpara pas një debati në disko The Club. Ndërkohë këtë të premte kanë dalë pamje të reja nga lokali ku ka ndodhur sherri mes tyre, përpara se trajneri personal të rrihej përpara shtëpisë.
Në pamje shihet Fedez duke u qetësuar dhe larguar nga sigurimi i klubit. Ai është mjaft i acaruar, ndërsa me të është truproja, Christian Rosiello. Të gjithë përfundimisht "përcillen" jashtë nga sigurimi. Pak më parë, rreth orës tre të mëngjesit, në dhomën private të klubit kishte ndodhur sherri. Ka pasur shtytje, kërcënime dhe ofendime mes Iovino-s, Fedez-it dhe “njerëzve të tij”, siç tregohet nga kamerat.
Pse ndodhi sherri?
Flitet për një mosmarrëveshje të vjetër mes Iovino-s dhe Fedez-it, teksa dyshimet e tjera janë se trajneri personal kishte ngacmuar vajzën që ishte me reperin. Hetimet, megjithatë, sapo kanë filluar. E sigurt është se më pak se një orë më vonë trajneri personal u sulmua nga shtatë-tetë persona jashtë shtëpisë së tij në “Parco Vittoria”./ZËRI