Qytetërim

Parashqevi Simaku rikthehet në shtëpi! Bëhet pjesë e Fest 63

Parashqevi Simaku ka fituar 2 çmime të para në Festivalet e Muzikës.

F.m
Parashqevi Simaku rikthehet në shtëpi! Bëhet pjesë e Fest 63
Parashqevi Simaku

TIRANË- Parashqevi Simaku rikthehet në shtëpi! Në natën e tretë të Fest 63, që është edhe “Nata e Nostalgjisë”, ajo do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit, përmes një lidhjeje nga SHBA-ja.

Parashqevi Simaku ka fituar 2 çmime të para në Festivalet e Muzikës: Në 1985 me këngën "Në moshën e rinisë", kompozuar nga Vladimir Kotani me tekst të Arben Dukës, si dhe në vitin 1988 me këngën "E duam lumturinë", me muzikë të Pirro Çakos dhe tekst të Agim Doçit.

Sot ajo gjendet në Shtetet e Bashkuaratë Amerikës, por Simaku, me ndihmën e biznesmenit Elton Ilirjanit, do të rikthehet si një nga personalitetet e muzikës shqiptare, që e ka gdhendur emrin e saj në muzikën e lehtë dhe atë qytetare shqiptare.

Poll

MOS HUMB