
KOSOVË-Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Kosovës, Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim të shkurtër pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, mbajtur në Prishtinë. Në takimin mes liderëve të dy vendeve, është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Nga 24 korriku – 4 gushtin e 2030 Prishtina do mirëpresë këtë turne, ndërsa kryeqytetit të Kosovës do i vijnë në ndihmë edhe qytete të tjera. Veç qyteteve në Kosovë, edhe Durrësi do mirëpresë në 2030 aktivitetet sportive që i përkasin disiplinave ujore.
Gjatë një pritje që i bëri zyrtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, një vit më parë, Rama theksoi edhe mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, në zhvillimin e Lojërave Mesdhetare 2030, për të cilat Kosova ka fituar të drejtën t’i zhvillojë./ZËRI