Qytetërim

Paolo Maldini do jetë drejtor sportiv tek Manchester United?

Ish-legjenda e Milanit mund të jetë drejtor sportiv tek Manchester United. Ai mund të marrë një ftesë nga Sir Jim Ratcliffe. Maldini ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite.

D.XH
Paolo Maldini do jetë drejtor sportiv tek Manchester United?
Paolo Maldini

ANGLI - Paolo Maldini mund të jetë blerja “bombë” e ardhshme e madhe e Manchester United. Sir Jim Ratcliffe, i cili është në prag të blerjes së 25% të aksioneve të klubit të Premier League, e ka në planet e tij të marrë si drejtues ish-legjendën e Milanit.

Sipas The Mirror, pronari i INEOS po shikon se kush do të bëhet drejtori sportiv i klubit dhe kandidati kryesor është ish-mbrojtësi dhe drejtori sportiv i Milan, Maldini.

Largimi i Maldinit nga Milan

Në qershor, Maldini la postin e tij me gjigantët italianë Milan. Ai u kthye në San Siro në 2018, këtë herë si drejtor sportiv, duke ‘ndërtuar’ ekipin, që fitoi kampionatin në 2022, pasi skuadra kishte 11 vite pa fituar Seria A.

Ofertë nga Arabia Saudite

Koha e Maldinit me kuqezinjtë më pas mori fund dhe ai tani është i disponueshëm për një aventurë të re. Ai ka pasur një ofertë nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Ittihad, të cilën e ka refuzuar. Premier League do të ishte një destinacion ideal për ish-mbrojtësin italian, i cili e njeh mirë madhështinë e një klubi si Manchester United./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB