BUONES AIRES – Argjentina është mposhtur nga Uruguay, me rezultatin e pastër 2:0. Sulmuesi i Liverpool-it Darvin Nunez shënoi në minutën e 87-të, pasi Ronald Araujo realizoi fillimisht. Sfida ishte për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm. Argjentina, fituese e Kupës së Botës, nuk kishte humbur që nga Kupa e Botës, kur u mposht 2-1 nga Arabia Saudite.
Fituesi i Këpucës së Artë Lionel Messi deklaroi se ekipi kundërshtar ka brez të artë dhe janë të fizikshëm. “Kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Është zhgënjyese”, tha kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi. "Ata kanë lojtarë fizikë dhe të shpejtë në mesfushë. Ne nuk gjetëm një mënyrë për të zotëruar topin për një periudhë të gjatë kohore. Uruguay duhet përgëzuar, ata kanë brez të artë lojtarësh", tha Messi.
Goli i parë i Araujos për Uruguain ishte i pari që Argjentina ka pësuar, që nga finalja e Kupës së Botës kundër Francës. Në 8 ndeshje, kampionët e botës nuk kishin pësuar gol.
Argjentina, e cila kishte fituar të katër ndeshjet e para kualifikuese, mbetet në krye të renditjes me 12 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Uruguai është i dyti me 10 pikë./Zëri.ai/