Qytetërim

Një pjesë e historisë njerëzore është shkruar në ADN-në e...morrave!

Edhe pse të bezdisshme, morrat mund të konsiderohen ndër shoqëruesit më besnikë të njeriut: parazitë pa krahë që ushqehen me gjakun tonë prej mijëra vitesh dhe kanë evoluar bashkë me ne për të mbijetuar, madje edhe duke na ndjekur gjatë migrimeve.

k.m.
Një pjesë e historisë njerëzore është shkruar
Foto ilustruese

SHBA- Një pjesë e historisë njerëzore është shkruar në ADN-në e "shokëve tanë" me të cilët kemi jetuar për mijëra vjet: pra morrat. Ky pretendim i ri ka dalë nga studimi i koordinuar nga 'Marina Ascunce' nga Universiteti i Floridës dhe i botuar në revistën "Plos One", i cili analizoi 274 variacione gjenetike të vëzhguara te morrat nga 25 vende të ndryshme.

Edhe pse të bezdisshme, morrat mund të konsiderohen ndër shoqëruesit më besnikë të njeriut: parazitë pa krahë që ushqehen me gjakun tonë prej mijëra vitesh dhe kanë evoluar bashkë me ne për të mbijetuar, madje edhe duke na ndjekur gjatë migrimeve. Duke krahasuar gjenomet e morrave nga 25 vende, studiuesit gjetën një sërë dallimesh: 274 variacione gjenetike nga të cilat mund të rindërtohen disa momente në historinë njerëzore.

Disa nga këto variacione kanë bërë të mundur, për shembull, konfirmimin e dy valëve të ndryshme të migrimit njerëzor drejt Amerikës, e para që ndodhi mbi 10 mijë vjet më parë nga Azia përmes ngushticës së Beringut, e dyta me kolonizimin evropian pas shekullit të 16.

Sipas Ansa, analizat në fakt kanë bërë të mundur dallimin e dy popullatave të morrave: njëra e shpërndarë në mbarë botën dhe tjetra e përhapur në Evropë dhe Amerikë. Ekziston edhe një lloj morrash i cili është një lloj përzierjeje midis të dyjave dhe gjendet vetëm në Amerikë. Kjo përzierje ndodhi për shkak të takimit të atyre që sollën njerëzit e parë në Amerikë me valën e mëvonshme të evropianëve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB