
SHBA-Momente frike dhe ankthi ka patur gjatë ndeshjes Peru-Kanada, e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve në “Copa America 2024”. Humberto Panjoj, ndihmës arbitri i ndeshjes ndërmjet Perusë dhe Kanadasë (0-1), ka pësuar shqetësime në fund të pjesës së parë.
Panjoj është ndier keq dhe i ka rënë të fikët nga vapa e tepërt. Portieri kanadez Maxime Crepeau ndërhyri menjëherë, madje para se të lajmëronte arbitrin Mario Escobar për t’i tërhequr vëmendjen. Panjoj u largua me barelë dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga gjyqtari i katërt.
Në stadium, temperatura ishte pak më shumë se 33 gradë, me lagështi 53 për qind. Në kohën kur filloi loja, ishte ora 17:00 në shtetin e Misurit, në mes të vendit amerikan./ZËRI