
SHBA- Aktorja Olivia Mann foli për revistën PEOPLE lidhur me përvojën e saj pas një mastektomie të dyfishtë.
“Ishte shumë më e vështirë se sa e prisja,”- ka rrëfyer ndër të tjera ajo. Aktorja amerikane Olivia Munn ishte vendosur të xhironte një film fantastiko-shkencor në Gjermani në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Por në vend të filmit, filloi një sërë takimesh me onkologë, kirurgë dhe specialistë rehabilitimi pasi zbuloi kancerin invaziv të fazës 1 në të dy gjinjtë e saj.
Më 24 maj 2023, Mann u zgjua nga mastektomia e saj e dyfishtë 10-orëshe me gjoksin e saj të fashuar. Gjatë operacionit, mjekët kishin zbuluar edhe një tumor me madhësinë e mandarinës në gjoksin e saj të djathtë.
“Dëgjimi i këtij lajmi më dha qetësi se kisha marrë vendimin e duhur,”- tha Mann.
Pas operacionit "rindërtues" në vjeshtë, ajo thotë është përshtatur me ndryshimet në trupin e saj.
“Është shumë më mirë, por nuk është njësoj, dhe kjo është në rregull,”- thotë aktorja, e cila gjithashtu filloi terapinë e shtypjes së hormoneve në nëntor për të zvogëluar rrezikun e saj të kancerit në të ardhmen.
"Jam shumë e lumtur që më është dhënë mundësia të luftoj për jetën time. Më është dhënë kjo mundësi dhe e di që shumë njerëz në situatën time nuk e kanë atë mundësi . . Kështu që unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse,”- thotë ajo.
Tani, aktorja ka bërë paqe me plagët kirurgjikale dhe gërvishtjet e mbetura nga operacioni i saj në nyjet limfatike, duke i quajtur ato "plagë lufte"./ZËRI