
ANGLI- Antonio Rudiger, pati një rol kyç në fitoren e Real Madridit ndaj Manchester City me penallti për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Përveç neutralizimit të Haaland në dy ndeshjet çerekfinale dhe shënimit të një prej penalltive vendimtare në “Etihad”, ish-mbrojtësi i Romës i dha udhëzime portierit Lunin gjatë “ruletës” së 11-metërshave.
Të njëjtën gjë bëri edhe Kepa. Një video që u bë “virale” në rrjetet sociale fokuson Rudiger duke i treguar portierit ukrainas se në cilën anë të hidhet përpara penalltisë së Kovacic. Qendërmbrojtësi i Ancelottit i sugjeron Lunin të zhytet në të djathtë.
E thënë më shpejt se e bërë, Kovacic gjuan pikërisht aty dhe Lunin pret. Gabimi i kroatit, i kombinuar me atë të Bernardo Silvës i dha Real Madridit akses në “top 4” e Ligës së Kampionëve.
Oh my goodness Rudiger is a cheat code pic.twitter.com/pPzsHK7qIZ
— ???????????? ☘️ (@Ziyechman) April 18, 2024