
ANGLI- Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku e pret Bayerni i Mynihut.
Real Madridi ka arritur në 12 gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në 14 sezonet e fundit. Vetëm Bayerni, Barça dhe Milani kanë më shumë në të gjithë historinë e tyre dhe jo thjesht 12 vite. Real Madrid: 33 Bayern Munich: 21 Barcelona: 17 AC Milan: 14 Manchester United: 12 Juventus: 12 Liverpool: 12 Ajax: 9 Inter Milan: 9
Lojën e nervave për më shumë se 120 minuta lojë e fituan “Los Blancos” të cilët shënuan të parët me Rodrygon dhe ditën të rezistonin edhe pas golit të barazimit të City-t të shënuar nga De Bruyne.
Në lotarinë e 11-metërshave gaboi fillimisht një legjendë si Modric, por City nuk e shfrytëzoi epërsinë psikologjike pas serisë së parë, pasi dështuan njëri pas tjetrin dy lojtarë me shumë përvojë si Bernardo Silva dhe Kovacic.
Në fund festa për rekordmenët e Championsit, që në gjysmëfinale do të përballen me një tjetër emër të madh (Bayernin e Mynihut). Gjysmefinalja tjeter do te jete mes Dortmund dhe PSG.