Qytetërim

Nxitën vajzën e vogël të qajë në telefon, reagon familja e Ilnisa Agollit

Nisur nga këto aludime, familjarët e Ilnisës, të cilët menaxhojnë dhe llogarinë e saj në Instagram, kanë reaguar duke pretenduar se momenti ka ndodhur shumë natyralisht.

Zëri
Nxitën vajzën e vogël të qajë në telefon, reagon
Ilnisa Agolli

TIRANË- Një moment gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania 3” të shkuar është bërë viral në rrjet. Gazetarja Ledjona Xheladini i dha mundësinë e saj Ilnisës, që të kryente një telefonatë me vajzën, Anaisin. Gjatë telefonatës, në sfond dëgjohet një person që i thotë vogëlushes: Qaj, qaj.

Nisur nga këto aludime, familjarët e Ilnisës, të cilët menaxhojnë dhe llogarinë e saj në Instagram, kanë reaguar duke pretenduar se momenti ka ndodhur shumë natyralisht. 

Nxitën vajzën e vogël të qajë në telefon, reagon

"Shoh disa komente konspirative në rrjet si të "tokës që është e sheshtë" që vajza e Ilnisës është nxitur të qajë. Në fakt kush ka fëmijë është shumë lehtë të kuptojë që nuk ka nevojë për asnjë nxitje që një fëmijë emocionohet, të preket dhe të qajë kur flet me prindin e tij, pasi ka 3 javë që nuk është me të. E vërteta është që familjarët e Ilnisës janë me vajzën, janë munduar ta qetësojnë në ato momente, ku Anaisi, si çdokush që është larg prindit u emocionuar në atë pikë tek fliste me të saqë nuk arriti të mbajë dot as lotër. është keqardhje që niveli i spekulimit dhe konspiracionit ndaj një loje, arrin në atë pikë sa vë në dyshim emocionin e një fëmije 10-vjeçar, lotët e saj, zërin që meket në një komunikim me mamanë e saj, që askush nuk është në gjendje të përfytyrojë sa shumë i mungon. Mos harroni, jemi njerëz pikë së pari,"-shkruajnë ata./ZËRI

Poll

MOS HUMB