
Baston
GJERMANI- Brenda pak sekondave ka shënuar dhe Italia. Pas golit të Nedim Bajramit, topin e ka marrë Bastoni që ka shënuar. Bajrami realizoi golin e parë në sekondën e 23, duke e çuar Shqipërinë në avantazh, por nuk vonoi barazimi. Ndeshja nisi në orën 21:00 dhe vetëm 23 sekonda më vonë, tifozët kuqezi brohoritën për golin e parë. Shqipëria po përballet me Italinë. Rreth 50 mijë tifozë janë në mbështetje të kombëtares kuqezi që kanë dominuar festën gjatë gjithë ditës në Dortmund.
Poll