Qytetërim

Nuk vlen presioni i presidentit të Francës, Mbappé zyrtarisht jashtë Lojërave Olimpike të Parisit

Mbappé ka thënë gjithmonë se do të ishte shumë i emocionuar të merrte pjesë në këtë eveniment në qytetin e tij, Paris, por Real Madridi gjithmonë ia ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhte

E.K
Nuk vlen presioni i presidentit të Francës, Mbappé zyrtarisht
Kylian Mbappe

FRANCË- Tashmë është zyrtare, Kylian Mbappé nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, këtë verë. Thierry Henry ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë edicion lojërash olimpike. Sulmuesi 24-vjeçar francez është një hap larg të qenit lojtar i ri i Real Madridit, klub i cili tashmë e kishte bërë të qartë (indirekt, nën rrogoz) se nuk do ta lejonte të merrte pjesë në Olimpiadën e Parisit.

Mbappé ka thënë gjithmonë se do të ishte shumë i emocionuar të merrte pjesë në këtë eveniment në qytetin e tij, Paris, por Real Madridi gjithmonë ia ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhte. Klubi i bardhë ka qëndruar i vendosur në qëndrimin e tij, pavarësisht presionit që ka marrë nga Emmanuel Macron, presidenti i Republikës së Francës.

Në listë, përveç Mbappe, që nuk është aty, nuk figurojnë as lojtarë të tjerë të Real Madridit. Klubi i bardhë e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk do të lejonte asnjë nga lojtarët e tij të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike të kësaj vere. Camavinga dhe Tchouaméni, të cilët ishin përfolur për të marrë pjesë, gjithashtu nuk janë lejuar nga klubi i tyre.

Këta janë lojtarët e thirrur nga Tierry Henry:

Portierë: Chevalier, Nkambadio, Restes, Risser

Mbrojtës: Diakité, Esteve, Locko, Lukeba, Sildilia, Truffert, Yoro

Mesfushorë: Akliouche, Chotard, Doué, Koné, Millot, K.Thuram, Ugochukwu, Zaire-Emery

Sulmues: Barcola, Lacazette, Mateta, Olise, Tela

Poll

MOS HUMB