
TIRANË- Me daljen nga shtëpia e "Big Brother Vip", Sara Gjordeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Në një postim të bërë dje, ish-banorja ka akuzuar mediat se kanë deformuar deklaratat e saj.
Mirëpo pas gjithë zhurmës që bëri në media me postimin e saj, Bardhi sot në një reagim në "Instatsory" pretendon se Instagrami i Sarës është në menaxhim të dikujt tjetër dhe deklaratat e djeshme nuk ishin bërë nga ish-banorja.
"Hera e parë si Bardhi që e boj një deklaratë mbi një situatë. Ju kisha lut publikut dhe medias me ndalu me lajme palidhje. Sara nuk ka akses në instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story. E për këtë ju kisha kërku që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos kryqëzohet e t bohet lajm asnjë mesazh, like, koment apo postim nga instagrami i Sarës në: Instagram, Threads, Facebook dhe emili i saj zyrtar: Jeni tu i lëndu të gjitha palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim", shkruan ai.

Dyshja po shijojnë romancën që nisi nga formati i njohur i "Big Brother Vip"./ZËRI