Qytetërim

‘Lufta’ e gjatë pas divorcit, Brad Pitt heq dorë nga kujdestaria e fëmijëve të tij

Disa prej fëmijëve tani janë në moshë madhore

E.K
‘Lufta’ e gjatë pas divorcit, Brad Pitt heq dorë nga
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

SHBA- Procesi i zgjatur i divorcit të Brad Pitt dhe Angelina Jolie, duket se është drejt fundit, ndërsa aktori ka hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve. Edhe pse Brad Pitt-i ka kërkuar kujdestarinë 50/50 për gjashtë fëmijët e tyre, një burim tregon se tashmë nuk po e ndjek më këtë çështje, duke ia lënë Angelina-s kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa ai ka të drejtën e vizitave, shkruan DailyMail.

Vetëm Shiloh, 17 vjeçe dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15 vjeç, janë nën moshën 18-vjeçare. Fëmijët e tjerë, Maddox 22 vjeç, Pax 20 vjeç dhe Zahara 19 vjeçe, janë të rritur dhe nuk janë subjekt i ndonjë marrëveshjeje kujdestarie.

Djali i birësuar Pax dyshohet se nuk ka folur me të që nga zënka famëkeqe në avionin privat, që shënjoi dhe fundin e martesës. Thuhet se ai nuk e konsideron më Brad-in si baba.

Në vitin 2020, në Instagram, ai e quajti Brad-in 'person të neveritshëm' që i bëri katër fëmijët e tij më të vegjël 'të dridheshin nga frika'.

‘Herë pas here e tregon që je njeri i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Ti nuk ke ndjeshmëri për katër fëmijët e tu më të vegjël që dridhen nga frika kur vjen ti. Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes sime’.

Përveç kësaj, Zahara tani quhet Zahara Jolie në vend të Zahara Jolie Pitt, që është emri i saj ligjor./ZËRI 

Poll

MOS HUMB