Qytetërim

Nuk kanë fund telashet për Juventusin, Ronaldo i çon në gjyq

Ronaldo merrte nga bardhezinjtë 31 milionë euro në sezon, ndërkohë që 19.9 milionë euro të kësaj shume nuk janë depozituar ende.

E.K
Nuk kanë fund telashet për Juventusin, Ronaldo i çon në
Cristiano Ronaldo

JUVENTUS- Telashet te Juventus nuk kanë të sosur. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka kryer hapat e parë zyrtarë për të hedhur në gjyq skuadrën e Juventus. Ai kërkon të marrë nga bardhezinjtë 19.9 milionë euro të rrogës së tij, të cilat ishin shtyrë për shkak të pandemisë.

Këto ishin manovra financiare që asokohe Juventus i përdori për shkak të pandemisë Covid-19, si pjesë e dy kësteve të rrogës që i takojnë portugezit. Ronaldo ka kohë që ka folur për këtë cështje, duke kërkuar edhe ndihmën e prokurorisë së Torinos, por pa sukses. CR7 luajti për tri sezone me bardhezinjtë.

Manovrat financiare të Juventus për rrogat e futbollistëve të saj u aplikuan kur u ndërpre kampionati, për 105 ditë (mars-qershor 2020). Ronaldo merrte nga bardhezinjtë 31 milionë euro në sezon, ndërkohë që 19.9 milionë euro të kësaj shume nuk janë depozituar ende.

Dy këstet e rrogës u vendosën më mënyrë kolegjiale nga të gjithë: E para përfshinte të gjithë skuadrën dhe e dyta në mënyrë individuale për cdo futbollist. Të njëjtin problem pati edhe Dybala, por që gjeti një zgjidhje me Juventus, duke marrë 3 milionë euro që i detyrohej klubi bardhezi.

Poll

MOS HUMB