Qytetërim

Spektakël në Bundesligën gjermane, barazim i çmendur mes Bayern-Leverkusen

Pas këtij takimi, dy ekipet Bayern Munchen-Bayer Levekusen ndajnë edhe vendin e parë me nga 10 pikë.

E.K
Spektakël në Bundesligën gjermane, barazim i çmendur mes
Bayern-Leverkusen

BUNDESLIGA- Java e katërt në Bundesligën gjermane ka nisur me një sfidë spektakolare, Bayern Munchen-Bayer Leverkusen, e cila dhuroi spektakël dhe 4 gola në “Allianz Arena”, ndërsa dy ekipet ndan nga një pikë me rezultatin final që u mbyll 2-2.

Kane ishte i pari që shënoi duke gjetur rrjetën pas një goditje me kokë që në minutën e shtatë të ndeshjes, ndërsa Leverkusen reagoi që në pjesën e parë duke barazuar me anë të Grimaldo.

Ndërkohë, spektakolar dhe me emocione të shumta ishte edhe fundi i ndeshjes kur Goretzka kaloi vendasit në avantazh 4 minuta para fundit, ndërsa në minutën e katërt të shtesës Leverkusen barazoi rezultatin në 2-2 me anë të Palacios.

Pas këtij takimi, dy ekipet Bayern Munchen-Bayer Leverkusen ndajnë edhe vendin e parë me nga 10 pikë.

Poll

MOS HUMB