Qytetërim

Nuk ka ndryshim të rregullave nga UEFA, United rrezikon të mbetet pa Europë

Ratcliffe zotëron gjithashtu skuadrën franceze OGC Nice, e cila aktualisht është e pesta në Ligue 1, dhe rregullat e UEFA-s për pronësinë e shumë klubeve nënkuptojnë se ata nuk do të lejohen të konkurrojnë në të njëjtën garë.

a.l
Nuk ka ndryshim të rregullave nga UEFA, United rrezikon të mbetet pa
Stadiumi

ANGLI- Manchester United mund të ndalohet të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm pas blerjes së Sir Jim Ratcliffe të një pakice të aksioneve në klub, shkruan britanikja "The Mirror Uk".

Ratcliffe zotëron gjithashtu skuadrën franceze OGC Nice, e cila aktualisht është e pesta në Ligue 1, dhe rregullat e UEFA-s për pronësinë e shumë klubeve nënkuptojnë se ata nuk do të lejohen të konkurrojnë në të njëjtën garë.

UEFA ka ndryshuar disa rregulla të saj, duke lejuar klubet nën pronësi të përbashkët të konkurrojnë në gara të ndryshme evropiane që nga sezoni i ardhshëm, por ndalimi për ato skuadra që të luajnë në të njëjtin turne mbetet. 

Nëse si United ashtu edhe Nice përfundojnë duke u kualifikuar për të njëjtin kompeticion, atëherë rregullat e UEFA-s thonë se klubi i cili u rendit më lart në kampionatin vendas do të ketë përparësi./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB