
KOSOVË- Rrëfimi i Meriton Mjekiqit për të birin në "Big Brother Vip", ka qenë "kryefjala" e "showbizz", ditët e fundit. Moderatori nga Kosova për herë të parë tregoi arsyen pse nuk e përflet publikisht raportin e tij djalin, Loarin, pasi ky i fundit vuan nga çrregullimi i autizmit.
Mirëpo më shumë vëmendje mori përgjigja e ish-partneres së tij, Egestës për historinë personale që Mjekiqi ndau. Në një postim në "Instastory" me foton e Loarit, ajo shkroi: “Mos u mërzit vogëlush, e vërteta fiton gjithmonë! Së shpejti…”
Një tjetër reagim ka ardhur dhe ditën e sotme, ku Egesta ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj duke shtuar në fund se ‘e vërteta gjithmonë triumfon’.
"Këto ditë kam pranuar mesazhe pafund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërsisht falenderuese dhe e lumtur për fjalët e mira dhe mbështetjen emocionale që më keni dhënë. Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje publike e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë por e vërteta gjithmonë triumfon", shkruan Egesta.

Për çfarë të vërtete e ka fjalën vallë? Mos ndoshta është diçka që lidhet me rrëfimin që Meritoni bëri në ‘Prime-n’ e djeshëm për djalin e tij? /ZËRI