Qytetërim

Nuk ka ndërmend të ndalet! Ronaldo synon botërorin e 2026-tës, i vë kusht klubit saudit

Nëse do të arrinte të luante, në botërorin e vitit 2026, Ronaldo do të ishte 41-vjeç, njësoj si veterani Pepe në këtë europian

E.K
Nuk ka ndërmend të ndalet! Ronaldo synon botërorin e
Ronaldo ne stervitje te skuadra portugeze

ARABI SAUDITE- Për herë të parë në 20 vite karrierë, mes Evropianit dhe Botërorit, Cristiano Ronaldo mbylli një turne madhor pa lënë shenjë, zero gola të shënuar, me përjashtim të një 11-metërshi, teksa Portugalia arriti në kohën shtesë.  CR7 ishte thjesht hija e emrit të tij në “Euro2024”, por as kjo nuk mjafton për të ndalur yllin portugez. Sipas mediave angleze, Ronaldo ka vendosur një objektiv të ri, synon të jetë pjesë e Portugalisë edhe në Botërorin e ardhshëm, në 2026, pavarësisht se në atë moshë do të jetë 41 vjeç.

Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ronaldo ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Al Nassr edhe për një tjetër vit, kontrata aktuale përfundon në 2025, por me një kusht: Ronaldo kërkon nga klubi saudit garanci sportive, të jetë në qendër të projektit, në mënyrë që të shkojë në Botërorin e tij të fundit në kushte sa më të mira fizike.

“Ëndrra ime është të fitoj me Botërorin me Portugalinë”, kështu u shpreh Ronaldo gjatë një interviste në Katar. Kjo është mbase mundësia e fundit për të për të realizuar këtë ëndërr. Ronaldo mbylli sezonin e tij të fundit më Al Nassr shifra të denja për një “top player”: 44 gola dhe 13 assiste në 45 ndeshje.

Poll

MOS HUMB