Qytetërim

VD- Lamine Yamal feston ditëlindjen e 17-të: Nëse fitoj europianin nuk do i kërkoj asnjë dhuratë nënës sime

“I kam thënë nënës sime që nëse fitojmë nuk dua asgjë si dhuratë,” tha ai për Marca. “Dua ta festoj në Madrid me shokët e mi të klasës"

E.K
VD- Lamine Yamal feston ditëlindjen e 17-të: Nëse fitoj
Lamine Yamal

GJERMANI- Talenti i kombëtarës spanjolle të futbollit Lamine Yamal feston sot ditëlindjen e tij të 17-të, një ditë përpara finales së madhe të euro 2024, ku iberikët synojnë që të çojnë në shtëpinë e tyre trofeun.

Në pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, anësori i Spanjës, iu fryn qirinjve me numrin 17, ndërkohë që me golin e shënuar në ndeshjen përballë Francës, ai hyri në librin e rekordeve, si futbollisti me moshën më të re që ka tundur rrjetën në një europian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by adidas Football (@adidasfootball)

Por Yamal nuk ishte futbollisti i vetëm që festonte në kampin spanjoll. Një pjesë e festës iu rezervua dhe talentit tjetër të Spanjës, Nico Williams, i cili dje mbushi 22 vjeç.

“Nëse fitojmë finalen, nuk do t'i kërkoj as nënës sime një dhuratë”, tha Lamine në Allianz Arena të martën, pasi shënoi një gol mahnitës në fitoren 2-1 të Spanjës në gjysmëfinale ndaj Francës. “Ne nuk kemi ardhur këtu vetëm për të zgjatur këmbët”, tha lojtari i Barcelonës për mediat spanjolle, një ditë përpara finales së shumëpritur./ZËRI 

Poll

MOS HUMB