Qytetërim

Noizy në burg/ Stresi nga arratia i del 'krah' reperit: S’keni ça na boni! Plasni

Së fundmi Stresi ka postuar në Instastory një foto dhe video ku shfaqet bashkë me Noizyn në një koncert të mëparshëm duke kënduar këngën e tyre, “Medaljoni”.

f.t
Noizy në burg/ Stresi nga arratia i del 'krah' reperit:
Arkimed Lushaj dhe Rigels Rajku

TIRANË- I shpallur në kërkim nga policia e Kosovës në lidhje me dhunimin e personazhit të njohur të TikTok Medi Iseni, Stresi vijon të përçojë mesazhe në rrjetin e social, Instagram. Së fundmi Stresi ka postuar në Instastory një foto dhe video ku shfaqet bashkë me Noizyn në një koncert të mëparshëm duke kënduar këngën e tyre, “Medaljoni”, ku ka zgjedhur që të dëgjohen vargje ku thonë: Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na përballoni.

Në imazhet e postuara reperi shkruan: Vëlla qëndro i fortë! Ata s'do ja dalin dot. Dueti më i mirë! Plasni

Noizy në burg/ Stresi nga arratia i del 'krah' reperit:
POSTIMI
Noizy në burg/ Stresi nga arratia i del 'krah' reperit:
POSTIMI

Noizy dhe miku i tij Bahtjar Bajraktari (DJCRAX) janë vënë në pranga, ndërsa Stresi është shpallur në kërkim. Ata akuzohen se disa ditë më parë, janë përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Ky i fundit pretendon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB