Qytetërim

Njohja e Mozzik me Lotinën ka nisur që në 2019-tën/ A ishte me Loredanën kur nisi ngacmimet?

Mos ndoshta i ka shkruar gjatë kohës së ishte në lidhje me Loredanën?

E.K
Njohja e Mozzik me Lotinën ka nisur që në 2019-tën/ A ishte
Loredana, Mozzik dhe Lotina

TIRANË- Mozzik publikoi së fundmi mesazhet që i kishte dërguar të dashurës së tij aktuale në 2019 në Instagram dhe rrjeti ka pikëpyetje.

Mos ndoshta i ka shkruar gjatë kohës së ishte në lidhje me Loredanën?

Epo, përgjigjen po jua japim ne.

Si fillim, shohim datën kur ai i ka shkruar: 13 dhjetor 2019.

Epo në dhjetor të 2019 ai dhe Loredana ishin të ndarë. Nuk dihet konkretisht kur ata janë ndarë, por në 21 nëntor 2019 Mozzik ka konfirmuar për median zvicerane “20 min” ndarjen nga Loredana, duke deklaruar:

“Divorci tani është rrugës. Loredana është nëna e vajzës sime dhe kurrë nuk do të thoja asgjë të keqe për të. Martesa mes nesh thjesht nuk funksionoi më”.

Po ashtu, në dhjetor të 2019 qarkulloi lajme se Loredana kishte një lidhje me reperin gjerman, Bonez Mc.

Mesazhin e dytë Mozzik ia ka shkruar Lotinës në korrik të 2020. As në atë kohë ai nuk ishte ribashkuar me Loredanën. Dyshja u rilidhën në tetor të atij viti. Fotot e tyre bashkë filluan të qarkullonin ne tetor e nëntor, duke u pasuar me një album nga ata. Më pas u ndanë sërish në 2021.

Njohja e Mozzik me Lotinën ka nisur që në 2019-tën/ A ishte
mesazhet

Kështu që,jo! Mozzik nuk ka qenë me Loredanën kur i ka shkruar Lotinës.

Poll

MOS HUMB