Qytetërim

E sulmoi peshkaqeni, vdes ylli i "Pirates of the Caribbean"

Një nga yjet e filmit “Pirates of the Caribbean”, Tamayo Perry, ka përjetuar një vdekje tragjike pasi u sulmua nga një peshkaqen në Oahu, Hawaii.

k.m.
E sulmoi peshkaqeni, vdes ylli i "Pirates of the Caribbean"
Tamayo Perry

SHBA- Tamayo Perry u nxorr i vdekur në plazhin ku kishte shkuar për të bërë sërf. Një nga yjet e filmit “Pirates of the Caribbean”, Tamayo Perry, ka përjetuar një vdekje tragjike pasi u sulmua nga një peshkaqen në Oahu, Hawaii.

Tamayo Perry, 49 vjeç, e cila gjithashtu ka luajtur edhe në "Charlie's Angels: Full Throttle and Blue Crush"

Incidenti u raportua nga një telefonues i cili tha se kishte parë një burrë që po përballej me një peshkaqen në det. Sipas mediave të huaja, pas marrjes së njoftimit, shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje në plazhin Malaekahana por mundën të nxirrnin nga deti vetëm kufomën e aktorit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB