
TIRANË- Moderatorja e njohur Kiara Tito është tepër aktive nëpër rrjete sociale ku shpesh herë e shohim të ndajë momente nga përditshmëria e saj së bashku me bashkëshortin dhe të voglën e tyre, Luna Mari Ejlli.
Kiara së fundmi ka replikuar me ndjekësit në rrjetin social X. Një prej tyre i përmend asaj ish-partnerët teksa shprehet se “zonja Kiara Tito vetëm për numrin e dashnorëve njihet” .
Në këtë moment, Kiara i ka kthyer një përgjigje ironike ku u pyet si nuk u lodh duke ofenduar.
“Vazhdon Kudo i kthen përgjigje vetes. Nale dorën o Izet se ke kohë edhe nesër të ofendosh. Mos i harxho të gjithë fishekët sonte”, shkruan moderatorja.

Që prej pjesëmarrjes së tyre në edicionin e dytë të Big Brother Vip, Kiara dhe Luizi kanë qenë në qendër të vëmendjes së fansave, ku mbështetja ka qenë mjaft e madhe, por sigurisht nuk mungojnë as personat dashakeq, siç është dhe komentuesi më sipër. /ZËRI