Qytetërim

U lirua nga Gjykata e Durrësit/ Noizy nuk humb kohë, në darkë shfaqet në klub, për 4 ditë koncert në stadium

Pas lirimit në Shqipëri, Noizy ka pasur një mesazh dhe për autoritetet në Kosovë

E.K
U lirua nga Gjykata e Durrësit/ Noizy nuk humb kohë, në
Noizy pas lirimit

TIRANË- Pas lirimit nga Gjykata e Durrësit, pas lënies së një garancie pasurore, reperi i njohur Noizy, duket se është kthyer edhe më fuqishëm në skenë, ndërsa është shfaqur për të performuar që mbrëmjen e djeshme, në një klub në jug të vendit. Edhe pse vendimi u dha pas mesditës së djeshme, menjëherë pas lirimit Noizy njoftoi fansat që do të ishte në skenë në mbrëmje, por jo vetëm kaq. Në datën 21 Gusht, ai ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert në stadiumin “Selam Stërmasi”, duke lënë kështu pas krahëve momentet e vështira që kaloi në ambientet e paraburgimit.

U lirua nga Gjykata e Durrësit/ Noizy nuk humb kohë, nëU lirua nga Gjykata e Durrësit/ Noizy nuk humb kohë, nëU lirua nga Gjykata e Durrësit/ Noizy nuk humb kohë, në

Menjëherë pasi avokatët e tij depozituan shumën prej 5 milionë lekësh të rinj, si garanci për lirimin, Noizy u shfaq në një video live në rrjetet sociale, me një falenderim për të gjithë ata që e mbështetën në këto 10 ditë të vështira.

 “Doja të falënderoja miqtë e mi dhe gjithë kolegët që nuk patën frikë të më suportojnë. Si përherë, e drejta dhe e vërteta do të fitojë. Uroj që kjo çështje të zbardhet sa më shpejtë. Ndodhin edhe kështu raste kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç e ke planifikuar. Faleminderit për gjithë suportin, kam marrë shumë telefonata nga familjarët e mi që më keni mbështetur”.

Më tej, ai bëri njoftimin për fansat. “Kam edhe një lajm, të mërkurën, me që nuk i zhvilluam shumë koncerte, këtë të mërkurë, me datë 21, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të bëjmë një superkoncert për të gjithë ju fansat më të çmendur në botë. Ju kërkoj falje që nuk erdha dot, ju ma dini situatën, shumë shpejt do të dalim edhe me posterin zyrtar. Ju dua”.

Pas lirimit në Shqipëri, Noizy ka pasur një mesazh dhe për autoritetet në Kosovë.

“Dy fjalë për të gjithë ju që keni lexuar aq shumë tituj e komente për mua keto dy javë:

-Unë bëj muzikë, bëj art dhe biznes, e asnjëra nuk ka lidhje me dhunën. Nuk kam asgjë të re për të thënë se fjalën e ka drejtesia. Pres dhe respektoj institucionet e drejtësisë së vendit tim dhe të Kosovës që e kam po ashtu në zemër.

Nga ana tjetër, unë do të vazhdoj të bëj muzikë për shqiptarët dhe fansat e mi kudo ndodhen nëpër botë, por dua ta nënvizoj se askush nuk ma ndalon dot t'i këndoj kombit tim ku bën pjesë dhe Kosova që e kam në zemër gjithmonë.

Ju du shumë, Mirënjohje, Rigelsi”, shkruan ai në postimin në rrjetet sociale.

Noizy dhe miku i tij Bahtjar Bajraktari (DJCRAX) akuzohen se disa ditë më parë, janë përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Ky i fundit pretendon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen. Stresi është shpallur në kërkim. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB