Qytetërim

Një video romantike- Adrola Dushi dhe Capital T ‘zyrtarizojnë’ lidhjen dhe në Instagram

Çifti, të cilët prej kohësh kanë qenë të kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë, kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre në Siçili

E.K
Një video romantike- Adrola Dushi dhe Capital T
Capital T dhe adrola dushi

ITALI- Pas vitesh spekulime dhe heshtjes së tyre publike, Adrola Dushi dhe Capital T më në fund kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe në rrjetet sociale, ku deri tani ishin treguar tejet diskret.

Çifti, të cilët prej kohësh kanë qenë të kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë, kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre në Siçili, duke treguar vendndodhjen e tyre ndryshe nga çdo herë kur janë munduar të jenë hermetikë dhe mos të zbulojnë që janë bashkë.

Gjithashtu, Adrola ka ndarë një moment të veçantë, ku shihet duke mbajtur dorën e Capital T, video të cilën e shoqëron me një zemër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ky hap ka surprizuar ndjekësit e tyre, duke i dhënë fund viteve të spekulimeve dhe misterit që e kishte rrethuar lidhjen e tyre. Tashmë, duket se çifti është gati të ndajë me fansat momente të veçanta nga jeta e tyre së bashku, duke nisur një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre, tashmë të pranuar publikisht.

Gjatë intervistave të dhëna së fundi në media, ata edhe pse nuk e kanë pranuar hapur lidhjen e dashurisë, kanë shprehur fjalët më të bukura në drejtim të njëri tjetrit.

Poll

MOS HUMB