Qytetërim

Dikur miq, por nuk folën për 20 vite! Sandër Ruçi: Ta kisha ditur që më kërkoi në fund, do shkoja barkas

Ruçi nuk mori pjesë as në homazhet që u mbajtën për Dedën, pas vdekjes së tij vjeshtën e kaluar, teksa u shpreh asokohe që nuk mund të tregohej hipokrit

E.K
Dikur miq, por nuk folën për 20 vite! Sandër Ruçi: Ta
Zef deda dhe sander ruci

TIRANË- Ndarja nga jeta e aktorit Zef Deda ishte një lajmi trishtë për të gjithë shqiptarët që u rritën me humorin e tij. Një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje në momentin e ndarjes nga jeta të Zefit ishte ajo e (Ish) mikut të tij Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë.

I ftuar së fundi në emisionin “Quo Vadis”, Sandër Ruçi zbuloi pengun e tij më të madh, atë që nuk ishte pranë Zefit në momentet e fundit të jetës. Ai tha se me Zef Dedën kanë qenë si vëllezër dhe se në rast se do e dinte që ai e kishte kërkuar në momentet e fundit të jetës së tij, do të kishte shkuar ta takonte me çdo kusht.

Ruçi nuk pranoi që ta tregonte zanafillën e hatërmbetjeve mes tyre, ndërsa tha se rrëfimi për këtë do të ishte pjesë e një libri që ai do ta botonte.

Çfarë ndodhi me Zefin që u keqinterpretove?

Sandër Ruçi: Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti.

Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?

Sandër Ruçi: Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt sespe nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas.

Nuk e dije, nuk të njoftuan?

Sandër Ruçi: Për kokën e fëmijëve, jo!

/ZËRI 

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB