Qytetërim

‘Një skuadër, një shpirt, një komb’ – zbulohen fanellat e reja të Shqipërisë për FIFA 2026

Fanellat e para do të vishen që në ndeshjen e parë të fazës së kualifikueseve që do të zhvillohet më 21 mars kundër Anglisë.

k.m.
‘Një skuadër, një shpirt, një komb’ –
Fanellat kuqezi

TIRANË- "Një skuadër, një shpirt, një komb,"-kjo është motoja e kuqezinjve në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror FIFA 2026. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe “Macron” kanë prezantuar fanellat e reja që “Shqiponjat” do të veshin gjatë ndeshjeve për kualifikim. Fanellat e para do të vishen që në ndeshjen e parë të fazës së kualifikueseve që do të zhvillohet më 21 mars kundër Anglisë.

PREZANTIMI ME VIDEO: 


Fanellat e reja kanë secila ngjyrën e kuqe, bardhë dhe zezë dhe kanë secila një grafikë të stampuar, e cila përmban shumë simbole të lidhura me shqiptarët dhe Shqipërinë. Grafika karakteristike është e stampuar në pjesën e përparme dhe të pasme, duke formuar një shqiponjë të plotë, e cila ka në ndërdhurje Skënderbeun, malin, detin, anijet, yjet, dhelprën dhe një zemër.

Fanella e parë është e kuqe me pantallona të zeza; e dyta është e bardhë me detaje kuqezi, ndërsa e treta është e zezë me detaje të kuqe./ZËRI

Poll

MOS HUMB