Qytetërim

Një mbrëmje për të mos u harruar! Ç'ka programi festiv për Kombëtaren

Shqiptarët sot do të festojnë. Shqipëria luan në Air Albania në fushë, ndërsa gjithçka është perceptuar si festë gjatë mbrëmjes së sotme.

D.XH
Një mbrëmje për të mos u harruar! Ç'ka programi
Pamje nga ndeshjet e Shqipërisë

TIRANË – Shqipëria mbyll sot rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm drejt Europianit të Gjermanisë të vitit 2024, teksa luan në orën 20:45 minuta me Ishujt Faroe, ekipin që ndodhet në fund të klasifikimit të grupit E.

Kjo ndeshje është konceptuar si një festë për Kombëtaren dhe tifozët. Edhe pse tifozdashësit kanë thënë se ndeshja e sotme do të jetë festë, trajneri shqiptar Sylvinho ka deklaruar në konferencë për media se kundërshtari do të trajtohet me seriozitet dhe futbollistët hyjnë në fushë për të mbrojtur vendin e parë.

Ndërsa në fillim të kualifikuesve, shpresonim që të ishim së paku të dytët në grup, tashmë kemi objektiv luksi, atë për të qenë në krye të Grupit E. Duke pasur parasysh se përballë është një kundërshtar si Ishujt Faroe, të cilin e kemi mundur në fushë kundërshtare 3:1, ky objektiv mbetet relativisht i lehtë.

Këtë mbrëmje, është konceptuar që të ketë festë kuq e zi. Programi artistik festiv nis që me mbarimin e pjesës së parë të sfidës. Grupi i ansamblit do të performojë përballë tifozëve të pranishëm në stadium, gjatë pauzës 15-minutëshe. Pas ndeshjes, do kemi një program me muzikë dhe koreografi, nga ana e tifozëve kuqezi. Ndërsa, këngëtarja e njohur Juliana Pasha do të këndojë disa këngë patriotike për të ndezur atmosferën. Ndërsa, pas gjithë kësaj, të gjithë futbollistët, stafi teknik i Kombëtares dhe zyrtarët e FSHF, edhe vetë presidenti do jenë të pranishëm, teksa në qiell do të ndizen fishekzjarre.

Ndërsa, tifozët e kanë vendosur tashmë edhe moton e Shqipërisë në Europian. Ajo është marrë nga një prej këngëve më të bukura patriotike shqiptare, “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”. Shqipëria sfidon në orën 20:45 minuta Ishujt Faroe, teksa objektivi i Kombëtares është që të qëndrojnë në vendin e parë në grup./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB