
BRITANI E MADHE- Këngëtarja e njohur Adele ka konfirmuar martesën e saj me Rich Paul. Siç raporton Daily Mail, kishte zëra se çifti ishte martuar vitin e kaluar por rrjeti 'mori flakë' kur ylli e quajti Rich,"burrin e saj" gjatë koncertit të saj të fundit.
Tani ajo thuhet se ka konfirmuar dasmën në shfaqjen e mikut të saj më të mirë dhe legjendës së komedisë, Alan Carr në Los Angeles. Dy nga personat e audiencës e konfirmuan lajmin për 'Deuxmoi'.
“Isha në shfaqjen komedike të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë. Alan pyeti audiencën nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele bërtiti "U martova"".
Këngëtarja fituese e çmimeve ka qenë e martuar më parë me Simon Konecki. Martesa e tyre zgjati nga viti 2018 deri në vitin 2021 dhe ata kishin një djalë së bashku, Angelo./Zëri.ai