Qytetërim

Nis sot “Euro 2024”, 24 shtete në garë për kurorën e Europës, sfida e parë Gjermani-Skoci

Ndeshja hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë, do të paraprihet nga ceremonia ku do të bëhet dhe prezantimi i trofeut të këtij kompeticioni

E.K
Nis sot “Euro 2024”, 24 shtete në garë për
EURO 2024

GJERMANI- Starton sot kampionati Europian i Futbollit, që këtë vit zhvillohet në Gjermani, dhe pritet që të mbajë të mbërthyer për rreth një muaj sportdashësit në të gjithë kontinentin.

Sfida e parë e këtij kampionati është ajo e vlefshme për Grupin A, që do të luhet mes Gjermanisë dhe Skocisë, në Allianz Arena të Munihut. Në prag të nisjes së këtij takimi, do të ketë një ceremoni hapëse, sikundër ndodh gjithmonë në prag të nisjes së ngjarjeve kaq të rëndësishme sportive, por detaje të tjera janë zbuluar nga mediat për organizimin e ceremonies.

Gjermania, si vendi pritës i Euro 2024, do të kujtojë për të gjithë tifozët e saj, legjendën Franz Beckenbauer, i ndarë nga jeta në 7 Janar të këtij viti. Do të jetë bashkëshortja e ish legjendës bavareze, Heidi Beckenbauer, e cila do të vendosë në qendër të mesit të fushës trofeun e evropianit, i ngritur për herë të fundit nga Italia e Mancinit, në Ëembley, në vitin 2021.

Në turne marrin pjesë 24 vende, duke përfshirë 9 mbajtës të titullit, përkatësisht Republikën Çeke dhe Sllovakinë (si Çekosllovakia në 1976), Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia dhe Spanja.

Euro 2024 do të mbahet në 10 qytete. Këto janë: Berlini, Mynihu, Këlni, Dortmundi, Dyseldorfi, Frankfurt, Gelsenkirchen, Hamburgu, Lajpcigu dhe Shtutgarti.

Pjesë e këtij kampionati do të jetë dhe kombëtarja kuqezi, për herë të dytë në këtë kompeticion të rëndësishëm, pas debutimit në euro 2016. Shqipëria bën pjesë në grupin B, që është konsideruar dhe grupi i ferrit, ndërsa ka përballë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Ndeshja e parë që do të luhet, është pikërisht ajo mes Italisë, që janë kampionët në fuqi të Europës, dhe Shqipërisë, ditën e nesërme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB