Qytetërim

Ngordh qeni më i gjatë në botë

Zeus kishte një gjatësi një metër dhe titullin si qeni më i madh në glob e kishte marrë më 2022.

D.XH
Ngordh qeni më i gjatë në botë
Ngordh qeni me i gjate ne bote

VIDEO- Guiness World Record ka deklaruar se Zeus, qeni më i gjatë në botë, ka ngordhur nga komplikimet e shkaktuara pas një trajtimi që e pati për kancerin e kockave.

Qeni i racës “The Great Dane” kishte një gjatësi një metër dhe titullin si qeni më i madh në glob e kishte marrë më 2022.

Ai ishte 3 vjeç dhe do të mbushte 4 në nëntor. Qeni ngordhi nga pneumonia, pas një operimi në të cilin iu amputua këmba e e përparme e djathtë pas zbulimit të kancerit.

“The Great Dane” ngordhi në orët e para të së martës, me kokën në “prehërin e Brittany, pronares së tij të dashur”.

Brittany, nga Bedford, Teksas, për Guinness World Records tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë ngordhjen e qenit tonë të dashur, Zeusit, mbajtësit të rekordeve botërore Guinness për qenin më të gjatë të gjallë”.

 

Poll

MOS HUMB