Qytetërim

Nga Luiz Ejlli te Vesa Luma, disa prej këngëtarëve që do të jenë pjesë e Festivalit në RTSH

Deri tani jane konfirmuar dy prezantuesit, Xhani Shqerra dhe Almeda Abazi

E.K
Nga Luiz Ejlli te Vesa Luma, disa prej këngëtarëve që do
Vesa Luma dhe Luiz Ejlli, skena e festivalit

TIRANË- Emra të njohur pritet që ti bashkohen këtë vit festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, mes tyre dhe i shumëpërfoluri Luiz Ejlli, i cili do të tentojë të përsërisë suksesin e disa viteve më parë, kur u shpall fitues dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, me këngën “Zjarr e Ftohtë”.

Festivali i Këngës ka këtë vit edicionin e 62-të të tij, ndërkohë që deri tani kemi mësuar zyrtarishtr emrat e prezantuesve, që do të jenë Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.

Por sipas Kryefjala.com, në ‘tryezën’ e festivalit të rëndësishëm të këngës kemi edhe emrat e artistëve që do të konkurrojnë.

E para që përflitet është Vesa Luma që do të vijë me një bashkëpunim me bashkëshortin e saj, reperin Big Bastal, pas vendimit të tyre për të lënë Zelandën e Re dhe për të jetuar përfundimisht në Shqipëri.

Ndërsa disa të tjerë që përfliten se do të jenë pjesë e kompeticionit, janë Ardit Çuni, Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici dhe Luiz Ejlli. Fituesi i çmimit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovisionoin që do të mbahet pranverën e vitit të ardhshëm në Suedi.

Poll

MOS HUMB