
TIRANË- Balerini Graciano Tagani i ka përlotur të gjithë mbrëmjen e djeshme teksa ka rrëfyer historinë e tij të jetës në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai u shpreh se është rritur vetëm me nënën pasi prindërit janë ndarë kur ai ka qenë vetëm tre muajsh. Më tej koreografi i njohur ka rrëfyer se ka qenë e vështirë për të jeta në fillimet e tij, por që ka gjetur gjithmonë mbështetje tek nëna e tij.
Më tej duke treguar episode nga fëmijëria Graciano ka treguar se e donte shumë baletin, ndërsa tregon se është bullizuar i vogël, pasi nuk e linin të luante me top, duke i thënë se është balerin. Ndërsa shton se raportet me të atin pavarësisht asaj që ka ndodhur i ka të mira.
Graciano Tagani: Kur linda unë mami ishte 16 vjeç, prindërit u divorcuan kur isha 3 muajsh, babi nisi alkoolin. Fëmijëria ime ka qenë shumë e ndrydhur, i thoja mamit mos më bli patetina , çokollatë sepse e doja shumë baletin, nuk dilja të lozja, dy tre herë që kam dalë më kanë tall që ik mos loz, ik se je balerin, fjalët e sime më më thoshin mos u dorëzo, më dha forcën për t’i parë gjërat ndryshe, me gjithë këto vite babi ishte i largët, e kam pasur ëndërr që im atë te vinte të më shikonte në shfaqje, unë mami dhe nëna jetonim në shtëpi së bashku dhe vjen policia dhe thotë dilni nga shtëpia, ngelëm në rrugë, im atë ka dy tre varësi, alkooli varesitë problemet, nuk e gjykoj, as ai nuk desh mos të ishte me mamin afër, ai sot e kësaj dite është vetëm, unë i çoj darkën, do t’i thoja pavarësisht të gjithave unë jam krenar për ty dhe më vjen shumë keq. Prindërit nuk i zgjedhim dot./ZËRI