Qytetërim

Neuralink i Musk merr "ok", nis rekrutimi për të implantuar çipa në tru

Kompania po kërkon njerëz me aftësi të kufizuara paralizë për të testuar pajisjen e saj eksperimentale.

k.m.
Neuralink i Musk merr "ok", nis rekrutimi për të implantuar
Foto ilustruese

SHBA- Kompania e Elon Musk, Neuralink ka njoftuar se ka marrë miratimin nga një panel i pavarur për të filluar rekrutimin e pacientëve për të bërë me ta provën e parë njerëzore për instalimin e një çipi. Kompania po kërkon njerëz me aftësi të kufizuara për të testuar pajisjen e saj eksperimentale, e cila është punuar pas një studimi 6-vjeçar.

Neuralink është një nga disa kompani që zhvillon një ndërfaqe që do të implantohet në trurin e njeriut për të lejuar komunikimin me kompjuterët përmes mendimit.

Siç njoftoi Neuralink, aktualisht tani janë në kërkim të pacientëve që janë diagnostifikuar me kuadriplegji, për shkak të dëmtimit të shtyllës kurrizore. Vullnetarëve do t'u futet një ndërfaqe, e cila do të implantohet me kirurgji në një zonë të trurit që kontrollon lëvizjen, me qëllim që të jenë në gjendje të kontrollojnë kursorin ose tastierën e kompjuterit duke përdorur vetëm duart e tyre. 

Megjithatë, promovimi bombastik i kompanisë nga njeriu më i pasur në botë dhe pretendimet e tij, po ngrenë jo vetëm skepticizëm, por edhe shqetësime etike. Vitin e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ( FDA) hodhi poshtë kërkesën e kompanisë për të përshpejtuar provat tek njerëzit, megjithëse në maj më në fund mori lejen nga autoritetet shëndetësore.

Biznesmeni kontrovers afrikano-jugor është shprehur më parë se ka aq shumë besim në pajisjen e Neuralink, saqë do të ishte i gatshëm ta implantonte edhe në trurin e fëmijëve të tij./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB