Qytetërim

“Letra nga Ferri”, ç'do shkruante Enver Hoxha për Shqipërinë sot?!

Në një foto, ku shfaqet kryeministri i vendit, Edi Rama dhe avokati Spartak Ngjela, kujton një rubrikë të gazetës "Koha Jonë".

k.m.
“Letra nga Ferri”, ç'do shkruante Enver Hoxha për
Edi Rama dhe Spartak Ngjela

TIRANË- Gazetari dhe moderatori i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu ka ndarë një kujtim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në një foto, ku shfaqet kryeministri i vendit, Edi Rama dhe avokati Spartak Ngjela, kujton një rubrikë të gazetës "Koha Jonë". Bëhet fjalë për rubrikën “Letra nga ferri”, të cilat ishin të zhanrit satirë. Autorët hiqeshin si diktatori Enver Hoxha, i cili dërgonte ‘porosi’ për Shqipërinë e post-komunizmit.

Nuk dihet se çfarë mund të shkruhej tani tek “Letra nga Ferri,”-i mbyll Fevziu kujtimet e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Diku nga fillimi i viteve ‘90 - te, Spartak Ngjela dhe Edi Rama zbuluan nje pasion te ri. Ata nisen te botojne ne gazeten Koha Jone nje seri artikujsh qe titulloheshin “Letra nga ferri”. Ideja ishte qe Enver Hoxha, ne ferr, nis te dergoje letra pas pas letrash ku linte porosi c’te behej me vendin tani qe kishte ardhur demokracia. Letrat ishin nje satire per shume nga personazhet e konvertuar te fillim demokracise dhe nje tallje me provincializmin qe nisi te shpalosej kudo. Foto me siguri eshte shkrepur ne vitet 1992 - 1993 ne Tirane. Nuk dihet se cfare mund te shkruhej tani tek “Letra nga Ferri”…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

/Zeri.ai

Poll

MOS HUMB