Qytetërim

Nënën ia vranë vite më parë, Elsa rrëfen vuajtjet: Që fëmijë, kam ndjekur çështjen për ta zbardhur

Në një bisedë në oborrin e shtëpisë, e prekur, Elsa kujton se kur ishte 18 vjeçe ka ndjekur çështjen me avokat për të zbardhur vrasjen e të ëmës. 

a.l
Nënën ia vranë vite më parë, Elsa rrëfen vuajtjet:
Elsa Lila

TIRANË- Artistja e njohur shqiptare, Elsa Lila ka ndarë me banorët në "Ferma Vip" periudhën më të rëndë të fëmijërisë,  vrasjen makabër të nënës së saj. Në një bisedë në oborrin e shtëpisë, e prekur, Elsa kujton se kur ishte 18 vjeçe ka ndjekur çështjen me avokat për të zbardhur vrasjen e të ëmës. 

Pjesë nga biseda:

Elsa: Ta dish ti Albano, unë në moshën 18 vjeçe kam marrë avokat penalist e di pse? Për mamanë time. Dhe unë kam hapur çështjen vetë, unë.

Albano: O zemra po bëra shaka. 

Elsa: Njerëzit nuk e dinë po unë se kam thënë se kam patur halle të tjera. Po të merr, çfarë t'i bëjmë tani, po kështu vjen jeta të fortifikon çfarë të bësh. Që bebe, që të jetojë njeriu duke pritur të mbushë 18 vjeç me stres. Unë isha 15 vjeç dhe me zor numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @fermavip.al

Violinistja Eva Vishaj u vra në 1997, viti i trazirave. Ajo u gjet në grahmat e fundit të jetës e qëlluar me plumb në kokë. Për këtë vrasje, më vonë u akuzua Albenc Ago. Eva punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të parkut Rinia, ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo kishte mundur të punësohej për shkak të njohjeve që familjarët e saj kishin me pronarët e lokalit. Duke qenë se ishte e divorcuar, Vishaj jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”./ZËRI

Poll

MOS HUMB