
SHBA-Tre fëmijët e mbretit të popit, Michael Jackson, kanë bërë një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq për të nderuar babanë e tyre të ndjerë, në muzikalin ‘MJ’ në Londër.
Vajza e tij 25-vjeçare, Paris Jackson, ka pozuar me një fustan gjysmë të tejdukshëm ngjyrë kafe të errët, të cilin e ka kombinuar me një çantë metalike dhe bizhuter. Pranë saj janë vëllezërit e saj 27-vjeçari Prince dhe 22-vjeçari Blanket, shkruajnë mediat e huaja.
Paris dhe Prince janë fëmijët që Michael Jackson pati me Debbie Rowe, me të cilën ishte i martuar nga viti 1996 deri në vitin 2000. Blanket, emri i vërtetë i të cilit është Bigi, lindi nga një surrogate, identiteti i së cilës nuk u bë publik.

Paraqitja e re publike e fëmijëve të Jackson erdhi në mes të një beteje ligjore midis Blanket dhe nënës së Mbretit të Pop-it për pasurinë e tij. Ky i fundit apeloi shitjen e 50% të së drejtës së autorit për veprën e tij tek Sony për 600 milionë dollarë, shitje e mbështetur nga të tre fëmijët e tij. Blanket argumenton se gjyshja e tij duhet të mbulojë shpenzimet e saj ligjore dhe të mos paguhet nga të drejtat e autorit të punës së babait të tij./ZËRI