Qytetërim

Nëna e Mbappe: Ishte një tifoz i zjarrtë i Milan, në Play Station zgjidhte Realin

E ëma e Mbappe, në një intervistë për mediat italiane, tha se ylli i PSG, në fëmijëri, sa herë humbiste Milan, hidhte telekomandën.

D.XH
Nëna e Mbappe: Ishte një tifoz i zjarrtë i Milan, në Play
Kilian Mbappe

FRANCË- Nuk është hera e parë, që mësohet se ylli i PSG dhe i Francës, Kilian Mbappe, ka qenë një tifoz i zjarrtë i Milanit.

Nëna e futbollistit francez, Fayza Lamari, në një intervistë për median italiane “Corriere Della Serra”, deklaroi se Mbappe, që në vegjëli ishte një tifoz i Milanit.

“Ai ishte një tifoz i zjarrtë i Milanit. Nëse ekipi i Milanos humbiste, ai bëhej me nerva dhe hidhte telekomandën tutje.

I ishte rrënjosur në zemër Milani, kudo fliste vetëm për ekipin e preferuar të tij. Por, në Play Station ai zgjidhte Real Madridin. Ai vishte fanellën e Robinhos, por edhe të ekipeve të Manchester United, Francës, PSG-së dhe Realit”, tha nëna e Mbappe.

E ëma e futbollistit theksoi se, për të, ishte e pabesueshme që Kilian Mbappe, një ditë do të luante kundër Milanit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB