Qytetërim

Në depresion gjatë shtatzënisë apo pas divorcit? Xhensila falenderon ‘live’ në koncert psikologen

Xhensila ka folur për momentin e vështirë që ka kaluar gjatë shtatzënisë

E.K
Në depresion gjatë shtatzënisë apo pas divorcit? Xhensila
Xhensila Myrtezaj

TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në koncertin e saj në një nga lokalet e natës në jug të vendit, u ndal pak çaste për të ndarë me fansat një moment personal.

Artistja u shpreh se ka kaluar edhe periudha të vështirë në jetë dhe me këtë deklaratë, falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në sallë, Adelina Pjetrën. Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë, që sipas këngëtares ishte e nevojshmen që të merrte asistencë psikologjike.

“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, tha këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

E emocionuar nga kjo deklaratë e papritur, psikoterapistja Adelina Pjetra publikoi videon në rrjetet sociale. “Faleminderit Xhensila Myrtezaj, ishte një surprizë e bukur, nuk e prisja”, shkruan ajo krahas videos.

Poll

MOS HUMB