Qytetërim

Portieri serb shkakton trazira në sfidën Marsaxlokk-Partizani, Drobnjak përplaset me lojtarët dhe provokon tifozët me 3 gishta

Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike, mirëpo skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq, pasi mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin Drobnjak.

I.F
Portieri serb shkakton trazira në sfidën Marsaxlokk-Partizani,
Marko Drobnjak duke provokuar tifozët

MALTË-Partizani arriti të kualifikohej në turin e dytë të Conference League, pasi mundi në Maltë skuadrën e Marsaxlokk me rezultatin 1-2, vetëm në minutat e fundit.

Megjithatë, ndeshja midis “Demave” të Partinazit dhe maltezëve të Marsaxlokk u mbyll me tension, pasi portieri serb i vendasve, Marko Drobnjak, provokoi tifozët shqiptarë.

Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike, mirëpo skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq, pasi mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin Drobnjak.

Ishte pikërisht Bytyçi, ai që kuptoi në gjuhën serbe sharjet e portierit karshi tifozëve dhe lojtarëve të Partizanit, teksa duket se ky eliminim ka bërë që serbi ta humbasë toruan.

Tashmë pritet që më tej të merret një vendim dhe nga komisioni disiplinor i UEFA-s për këtë veprim të 29-vjeçarit serb, nëse duhet të dënohet për veprimin e tij ose jo. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB