Qytetërim

Ndodh edhe kjo! Në makinë me këngën e tij me volum të lartë, Butrint Imeri i paguan gjobën fansit

Ai ka treguar se është gjobitur nga policia, duke ia dërguar këngëtarit edhe gjobën që ka marrë

f.t
Ndodh edhe kjo! Në makinë me këngën e tij me volum të
Butrint Imeri

KOSOVË-Volumi i lartë i muzikës i ka kushtuar një fansi të këngëtarit Butrint Imeri. Fansi ka treguar se policia e ka ndaluar, teksa kishte ngritur volumin në maksimum të këngës së Butrin Imerit.  Ai ka treguar se është gjobitur nga policia, duke ia dërguar këngëtarit edhe gjobën që ka marrë. Ky fans i kërkoi atij që t’ia paguajë dënimin.

“Mirë do kishte bërë të ma paguante këtë dënim se me këngën tënde më kanë dënuar. Zëri në kupë të qiellit.”, shkroi fansi.

Këngëtari më pas vendosi që t’ia paguante gjobën, mirëpo iu drejtua fansit të tij me një kërkesë: Këtë herë ta pagova, por herën tjetër mos u nxito për pak frazë që vjen nga kënga e tij e fundit, “Psikopat” por paksa e ndryshuar. Fraza origjinale është “mos e prish për pak”.

Ndodh edhe kjo! Në makinë me këngën e tij me volum të
FATURA
Poll

MOS HUMB