
SHBA- Vitet e fundit, Disney ka bërë filma "live-action" duke rikthyer disa ikona të prodhuara "Disney". Në të shkuarën janë rikrijuar filmat e "Aladdin", "Sirena e vogël" dhe "E bukura dhe bisha", por tani duket se planet janë për të risjellë Herkulin. Sipas mediave të huaja, Disney është i interesuar që të arrijë një marrëveshje për Dua Lipën, e cila do të luajë rolin e Meg.
Deri më tani, nuk ka asgjë zyrtare.

Por Lipa duket se ka një konkurrente shumë të fortë, aktoren e serialit "Victorious", Elizabeth Gillies, e cila gjithashtu është e pëlqyer shumë nga fansat. Këto janë dy emrat që përfliten, por edhe njëherë...ende nuk ka asgjë zyrtare. Madje as këngëtarja shqiptare nuk ka ndarë asnjë detaje me fansat e saj.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Dua Lipa aktron, pasi në vitet e fundit është shfaqur në filmin Barbie, si sirenë dhe në Argylle, ku luan në krah të aktorit të njohur, Henry Cavill./ZËRI