Qytetërim

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Nuk mungon edhe reagimi nga tenisti Novak Djokoviç

Në rrjetet e tij sociale, ai i përgëzoi lojtarët e dy vendeve për sjelljet që patën në fushë.

k.m.
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Nuk mungon edhe reagimi nga tenisti Novak
Pamje nga ndeshja

BEOGRAD- Tenisti serb, ndër më të mirët  në botë, Novak Djokoviç komentoi në rrjetet e tij sociale ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila u luajt në Tiranë. Në rrjetet e tij sociale, ai i përgëzoi lojtarët e dy vendeve për sjelljet që patën në fushë. Ai ndau pamje nga fusha e blertë dhe i shoqëroi me një urim për të dyja skuadrat, duke lëvduar "fair play".

"Respekti dhe loja e ndershme janë gjithmonë një opsion. Urime të dyja ekipeve për sjelljen e tyre,"-shkroi Novak Djokoviç.

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Nuk mungon edhe reagimi nga tenisti Novak
Postimi

Djokoviç ndau tre foto, në të cilat Strahinja Eraković dhe Daku përshëndesin njëri-tjetrin, Berat Gjimshiti ndihmoi Dušan Vlahović-in dhe Andrija Živković pozoi krah më krah me trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo. Fair play është gjithmonë e mirëpritur. Edhe nga Djokoviç, i cili është i njohur për deklaratat e tij nacionaliste, ku shpesh herë është shprehur se Kosova është pjesë e Serbisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB