
Sara Hoxha dhe Ledri Vula
TIRANË- Sara Hoxha duket se po konsolidon një marrëdhënie të re, të cilën e ka nisur pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka edhe një vajzë, Poeme. Dyshja janë parë prej muajsh bashkë, por tashmë, duket se kanë filluar të frekuentohen hapur në Tiranë.
VoxNews shkruan se bëhet fjalë për djalin e një biznesmeni të njohur në vend, por emri i tij nuk është zbuluar ende.
Sara dhe djali në fjalë janë parë së bashku jo vetëm në Tiranë, por edhe në jug të vendit.
Miqtë e ngushtë pranë saj, refuzojnë që të ndajnë detaje nga kjo histori, duke u shprehur se nuk dinë asgjë për romancën e re.
Presim që dyshja ta zyrtarizojë vetë!
Poll