
ITALI- Me Victor Osimhen gjithnjë e më larg, Napoli ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij. I pari në listë është sulmuesi i Arsenalit Gabriel Jesus. Braziliani vuajti nga dëmtimet në sezonin e tij të parë tek Arsenal, por megjithatë realizoi 11 gola në 26 takime në Premier League, me “topçinjtë: që e mbyllën në vend të dytë.
Por të kaltërve do t’u kushtojë kartoni i 26-vjeçarit, pasi kontrata e tij me “topçinjtë”, skadon në 30 qershor 2027.
Përvec brazilianit, pëlqehen edhe lojtari i Lille, Jonathan David dhe Alvaro Morata i Atletiko Madrid. Osimhen luajti një rol të rëndësishëm te “të kaltrit” në sezonin e shkuar, duke i udhëhequr ata drejt fitimit të titullit kampion. Ai e mbylli vitin futbollistik me 26 gola në Serie A, ndërsa Napoli e ngriti trofeun pas 33 vitesh.
Lojtari 24-vjeçar ka bërë një paraqitje të mirë edhe në këtë sezon, por e ardhmja e tij me ekipin italian është e pasigurt, për shkak të përplasjes pas postimeve denigurese të klubit në Tik-Tok.
Agjenti i tij kërcënoi se do ta padiste skuadrën e Serisë A pasi i kishte shkaktuar dëm klientit./Zëri.ai