Qytetërim

Myrto Uzuni e nis vitin e ri me gol

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka realizuar gol në përballjen me Cadiz.

D.XH
Myrto Uzuni e nis vitin e ri me gol
Myrto Uzuni

SPANJË – Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Myrto Uzuni e ka nisur me gol vitin e ri. Uzuni ka gjetur golin në përballjen e ekipit të tij, Granadës me Cadizin.

Uzuni ka shfrytëzuar në mënyrë të shkëlqyer një assist të Boye dhe ka realizuar. Goli i tij erdhi në minutën e 25. Sulmuesi shqiptar ka luajtur 19 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 6 herë.

Myrto Uzuni e nis vitin e ri me gol
Momente nga goli i Myrto Uzunit

Ai kishte të dhëna mjaft pozitive edhe në sezonin e kaluar. Uzuni shënoi 23 gola në 38 ndeshje në La Liga 2. Pritet me interes të madh paraqitja e tij me Shqipërinë në Europianin e Gjermanisë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB