Aktualitet

Murtaja afrikane, Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende

Vendi ynë ka ndaluar importet e derrave nga disa shtete europian, pasi në këto vende janë zbuluar raste të infektimeve të kafshëve me sëmundjen e Murtajës Afrikane.

D.XH
Murtaja afrikane, Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa
Derrat

TIRANË – Shqipëria ka ndaluar importet e derrave nga vende si Sllovakia, Hungaria, Italia, Bosnje Herzegovina, Letonia, Danimarka, Kroacia, Belgjika, Holanda, Moldavia, Estonia, Ukraina dhe Polonia.

Vendimi është marrë, pasi në këto shtete jan zbuluar raste të infektimeve të kafshëve me sëmundjen e Murtajës Afrikane. Nuk dihet sesa kohë do të zgjasë vendimi, pasi Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural nuk ka përcaktuar një afat.

Murtaja afrikane e derrit është një sëmundje ngjitëse dhe virale, që shkakton ethe hemoragjike tek derrat e butë dhe ata të egër. Shkenca ka zbuluar deri më tani se sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit ose kafshët e tjera.

Për shkak të kësaj sëmundje, vende si Kroacia, Holanda, Danimarka, Italia, Belgjika, Hungaria, Bullgaria, Gjermania kanë vendosur të bllokojnë importet e shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre./ZËRI/

Poll

MOS HUMB