Aktualitet

Ndalesa e fundit në Fier! Merren të pandehur 4 mjekët që mjekuan fshehurazi Nuredin Dumanin

Procesi për ta nisi fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, më pas kaloi në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për moskompetencë, ndërsa aktualisht dosjen e ka Prokuroria e Fierit.

k.m.
Ndalesa e fundit në Fier! Merren të pandehur 4 mjekët që
Nuredin Dumani

TIRANË- Një hetim penal ka nisur për 2 mjekët dhe 2 infermierët që ndihmuan të mjekonin Nuredin Dumanin. Procesi për ta nisi fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, më pas kaloi në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për moskompetencë, ndërsa aktualisht dosjen e ka Prokuroria e Fierit.

Mjeku kirurg, Julian Malaj, infermieri Uljan Kapllanaj dhe dy teknikët e laboratorit, Bledar Bërdalli dhe Ermal Gjeçi, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi shkuan në banesën e të plagosurit dhe i dhanë ndihmën e parë. Pasi ishin larguar nga banesa, asnjë prej tyre nuk e njoftoi Policinë, për personin që kishin kururar. 

Më herët, në rrëfimin e tyre para grupit hetimor ata janë shprehur se nuk e kishin idenë se Dumani ishte i shpallur në kërkim. Por pretendimi i tyre nuk qëndron pasi ligjërisht një situatë e tillë raportohet në polici për çdo person.

Dumani u plagos mbrëmjen e 29 marsit, në Papër të Elbasanit, ku edhe iu ngrit pritë nga ai që ishte dikur miku i tij më i ngushtë, Talo Çela. Dumani kishte në plan të ekzekutonte një tjetër person të afërt të Çelës, por pas vënies në dijeni nga të “afërmit” se Çela ishte shumë afër dhe mund të goditej, shënjestra ndryshoi. Por në fakt, gjithçka ishte një kurth i organizuar nga grupi i Çelës për të eliminuar Dumanin. Por ky i fundit shpëtoi me një plumb në shtyllën kurrizore. Pas plagosjes, Henrik Hoxhaj e çoi në Fier, duke i dërguar edhe mjekët në shtëpi./ZËRI

Poll

MOS HUMB